KreuCelebrity

Kur Meghan dhe Victoria janë në një mendje!

Ndoshta rastësi, ndoshta inspirim, duke marrë parasysh faktin që nga Victoria frymëzohen shumë e shumë gra në të gjithë botën, por janë të shumta herë kur ajo dhe Meghan kanë qenë në një mendje sa i përket të veshurit. Stil të njëjtë pantallonash, palltosh, bluzash e ndonjëherë edhe model i njëjtë flokësh. Po ju tregojmë rastet, ndërsa ju sigurojmë se edhe ju do të habiteni nga ngjashmëria.

Pantallonat e gjera: E kemi parë shpesh Meghan t’i veshë ato në shumë dalje të saj, ndërsa Victoria i ka ato pjesë të koleksionit të saj, por edhe të garderobës. E kemi parë atë t’i veshë shumë shpesh, e në ngjyra nga më të ndryshmet.

Golfi i zi: ka qenë një trend i padiskutuar i sezonit që lam pas dhe sigurisht që zonjat në fjalë e dinin shumë mirë. Të dyja ato e kanë veshur shpesh atë, duke e kombinuar me fund e pantallona, por gjithmonë me shumë klas.

Pallto e gjatë leshi: e mbajmë mend të gjithë pallton e Meghan kur shpalli zyrtarisht fejesën me princin William, e një pallto të tillë ja kemi parë edhe Victoria-s. Nuk janë të ngjashme, por e njëjta pallto si në model edhe në gjatësi e material.

Flokët e çrregullta: me siguri e vutë re që bëhet fjalë për një kapje identike flokësh të çrregullt, e të dyja duken shumë bukur.

Kostumi i zi: të bukura e me klas! Kostumi i zi është një tjetër zgjedhje që të dyja bukuroshet e kanë konsideruar si të përshtatshëm për ta veshur në daljet e tyre. e duke i parë mund ta themi me siguri se nuk kanë gabuar aspak.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF