Një gjysmë shekulli karrierë, nuk kishte se si të festohej ndryshe!
Sabri Fejzullahu organizoi një koncert madhështorë për të festuar 50 vjet në muzikë i cili mblodhi rreth vetes, familjarë, miq, kolegë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Sabriu u ngjit në skenë për të kënduar hitet e tij ndër vite, ndërkohë që bashkë me të performuan edhe Ermal Fajezullahut, at e bir, Nexhmie Pagarusha, Vikena Kamenica, tenori Kastriot Tusha, Leonora Jakupi, Ledia Çelo, Ledri Vula etj.
Nuk kanë munguar surprizat, dedikimet të cilat e bën më madhështore këtë koncert.