KreuCelebrity

Dashuria nuk njeh moshë/ Çiftet shqiptarë me shumë vite diferencë mes tyre!

Kemi parë plot çifte të huaj me diferencë në moshë. Çfarë u quajt më ‘ekstrem’ së fundmi ishte Presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, e cila është mbi njëzetë vite më e madhe se bashkëshorti. E ndonëse u përfolën shumë, të gjithë dolën në konkluzionin se mosha është thjesht çështje numrash. Me gjithë përkujdesjen e presidentit francez dhe deklaratave të tij në media lidhur me të shoqen, vështirë të mendosh ndryshe.

Nga ana tjetër, kur lexon artikuj për çiftet e huaja me diferencë disa vjeçare, zakonisht në foton e kopertinës sheh Beyonce dhe Jay Z. Ndonëse vetëm dhjetë vite më i madh, kaq mjafton për reperin për ta konsideruar Bey si ‘më të re se bashkëshorti’. Kur vjen puna tek personazhet shqiptarë, nuk mund të themi se janë të paktë ata që kanë habitur me zgjedhjet e tyre. E në fakt, për hir të së vërtetës, deri më tani kanë rezultuar si marrëdhëniet më afatgjata në shoubizin vendas. Ne kemi përzgjedhur disa prej tyre, që ndoshta tashmë i kishit harruar lidhur me romancat dhe jetën private…

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha

Historia e tyre bëri jo pak bujë, për vetë faktin se u zbulua shumëçka për Andrrën, kur nisën të qarkullonin lajmet për një romancë mes saj dhe Sinan Hoxhës. Dashurinë e tyre e kurorëzuan me një dasëm të madhe ku u mblodhën disa nga emrat më të njohur ndër radhën e personazheve shqiptarë. Tashmë gëzojnë të voglin e tyre, Ansin, ndërsa diferenca në moshë mes të dyve nuk mund të mos tërheqë vëmendje. Edhe pse në pamje të parë nuk ta japin përshtypjen, Andrra është pothuajse 20 vite më e re se Sinani! Prillin që lamë pas, Destani festoi 22-vjetorin, ndërsa shtatori e gjeti këngëtarin 42 vjeç. Ndoshta nuk e kishit kuptuar, por ja si qendron e vërteta…

Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov

Kur ishte e angazhuar më së shumti në muzikë, në intervista të ndryshme Adelina Tahiri deklaronte se ishte ende e re për të patur një lidhje. Pak më vonë, me humor ajo tha se mamaja e saj ishte shumë e rreptë në këtë drejtim, kështu që ishte e kot që media të merrej me jetën e saj private. Por, nuk  desh shumë që të mësonim për martesën e këngëtares nga Shkupi me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Ky i fundit është 50 vjeç, ndërsa këtë vit Adelina feston 26-vjetorin. Diferenca në moshë prej afro 25 vitesh bëri që fansat ta kritikonin Tahirin mbi zgjedhjen e saj, por mesa kemi parë së fundmi, Adelina po shijon momentet më të bukura, e rrethuar me luks dhe e angazhuar në udhëtime në vende të ndryshme të botës.

Gjergj Leka dhe Eriselda Marko

Ata janë çift prej disa vitesh tashmë. Pas një periudhe të gjatë, Gjergj Leka dha lajmin e lumtur për fansat. Dashurinë me Eriselda Markon, muzikanti e kurorëzoi në fejesë, ndërsa në të njejtën kohë bëri bujë diferenca e tyre në moshë. Leka, që ky vit e gjen duke festuar 55-vjetorin, u dashurua pas Eriseldës, e cila është 22 vite më e re se muzikanti. Kjo jo vetëm që nuk e ka pengur çiftin, por duket se Marko është dashuria më e madhe e Gjergjit. Në intervista të ndryshme ai është shprehur plot emocion për këtë romancë, ndërsa duket se përfshirja e të dyve në botën e artit ka ndikuar në zgjedhjet për njëri-tjetrin. Eriselda është regjisore, kështu që duket se kombinimi ka qenë perfekt në këtë rast.

Fatos dhe Xhoana Nano

Ish-kryeministri shqiptar festoi 65-vjetorin shtatorin e shkuar, ndërsa Xhoana nuk ka shumë kohë që i mbushi të dyzetat. Diferenca e tyre prej 21 vitesh shkaktoi shumë zhurmë në kohën kur u bë publike, kryesisht edhe për shkak të profilit politik të Nanos. Edhe pse jo martesa e parë, duket se romanca me Xhoanën po shkon më së miri, ose të paktën kështu tregon jetëgjatësia e kësaj marrëdhënie. Të martuar që prej vitit 2002, çifti shënon plot gjashtëmbëdhjetë vite së bashku. Nuk mund të themi se mund të flasim shumë për aktivitetin e ish-kryeministrit, pasi për një kohë të gjatë tashmë është shkëputur nga skena e dukshme e politikës.

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj

Një ndër çiftet më ‘rock’ të shoubizit shqiptar, të cilët edhe pse nuk bëjnë shumë bujë në median rozë, kujtojnë herë pas here se marrëdhënia mes tyre po ecën më së miri. Histori romance mbi Bojkenin kemi dëgjuar jo pak, por lidhja mes tij dhe Semi Jaupaj duket se do të jetë një nga ato historitë e dashurisë, ku zë vend fjala ‘përgjithmonë’. Edhe pse me stil të njejtë dhe një kombinim tipik ‘matchy-matchy’, 42-vjeçari Lako ka një diferencë prej 18 vitesh me këngëtaren. Megjithatë, natyra artistike si e Bojkenit, ashtu dhe e Semit, të bëjnë të mendosh se mosha është thjesht çështje numrash.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Diferenca mes tyre nuk e kalon dhjetë vjeçarin. Në janar, Sara festoi 22-vjetorin, ndërsa Ledioni mbush 32 në qershor. Lidhja e tyre qe disi e papritur, por nuk vonoi shumë që Sara të merrte propozimin për fejesë nga Liço. Ndonëse të gjithë po prisnim për ditën e madhe, siç është edhe dasma, publiku u njoh me një tjetër lajm të rëndësishëm: trashëgimtarja e Top Channel ishte në pritje të ëmbël! Kështu, lindi London Noor, i cili nuk vonoi për të rrëmbyer vëmendjen e fansave të prindërve. Dhe dhjetë vite, nuk janë ndonjë diferencë e madhe, krahasuar me çfarë kemi lexuar më lart!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF