Edhe pse në të shkuarën, ndarja e Klaudia Pepës dhe Albi Nakos shkaktoi shumë zhurmë në median rozë. Një divorc i qetë, me raporte miqësore në mes, por në një intervistë televizive para pak muajsh, ishte Albi ai që u përlot nga mesazhi i Klaudias. Që nga ajo kohë, balerina është përballur edhe me momente negative, të cilat lidhen kryesisht me fotot nudo të Pepës.
https://www.instagram.com/p/Bd4wUVAF39B/
Një imazh të tillë ka postuar Klaudia ditën e djeshme, ku shihet krejtësisht e zhveshur, në një vaskë boshë e me një shishe në dorë. “E vetme. Shën Valentini”, ka shkruar balerina, duke konfirmuar kështu se edhe ky 14 shkurt e ka gjetur pa një romancë të re. Pak kohë më parë, Pepa u përfol për një lidhje të re me një koleg, por më pas u mësua se mes tyre kishte thjesht miqësi, e asgjë më tepër se kaq.
https://www.instagram.com/p/BfOJtNxFOva/
Me pak fjalë, ende nuk do të dëgjojmë diçka të re nga Klaudia në fushën e romancës. E sa për projektet në vijim, pritet publikimi i të tjera videove të realizuara nga Klaudia.
https://www.instagram.com/p/BcNEOtUFiQd/



















