KreuCelebrity

Pirro tregon prapaskenat e dokumentarit të Elvanës, a është kënga ‘Më fal’ dedikim për Florin?

Elvana Gjata publikoi pak ditë më parë një dokumentar, një film i shkurtër i jetës së saj në prapaskenë, puna, miqtë, familja, gjithë faza përgatitore e koncertit të dytë akustik pas një pushimi 5-vjeçar dhe promovimi i gjashtë këngëve të reja të albumit akustik titulluar “3, Live Sessions”.

Të gjitha këngët e saj, por veçanërisht ‘Xheloz’ dhe ‘Më fal’ u shndërruan menjëherë në një hit. Në sytë e publikut, teksi i këngës ‘Më fal’, u lexua si një dedikim nga ana e Elvanës për ish- partnerin e saj (në muzikë, por edhe në dashuri), Flori Mumajesi. I ftuar në studion e ‘Wake Up’, kantautori Pirro Çako, një nga bashkëpunëtorët e Elvanës, ka deklaruar se teksi është shkruar nga vetë këngëtarja, por duke mos konfirmuar që ka pasur një nxitje nga e kaluara e saj.

E ndërsa sa i përket këngës tjetër, po aq të dashur për ne, ‘Xheloz’, të gjithë meritat iu atribuuan këngëtares, por hiti mban firmën e Pirro Çakos, i përcjellë tek publiku me zërin e bukur të Elvanës. Ishte një bashkëpunim i çuditshëm, edhe vetë dy këngëtarët mendonin të njëjtën gjë, por që rezultoi shumë i suksesshëm.

“Unë kam bërë ‘Gjërat kanë ndryshuar’, por me një tekst tjetër. E kisha shkruar 3-4 vjet më parë, ndërkohë edhe “Ti Shqipëri më jep nder” mora spunto nga disa fëmijë që e recitonin këtë vjershë dhe e kam shkruar muzikën për 10 minuta, Xheloz, po ashtu, ndërsa këngën ‘Më fal’, tekstin e ka shkruar Elvana, donte të kishte një këngë të sajën. Bashkëpunimi ishte i çuditshëm, por kishte kimi dhe fatmirësisht funksionoi shumë mirë”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF