Është dita e të dashuruarve, e në fakt pritej që të mësonim diçka më shumë lidhur me çiftet e reja ndër radhët e personazheve. E nëse e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek artistët, mesa duket dy nga moderatorët më aktivë të momentit kanë zbuluar diçka më shumë për marrëdhënien e tyre. Në dukje thjesht miq, Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli mund të jenë duke hedhur një hap më tej në marrëdhënien mes tyre…
Pikërisht sot, Dojna ka publikuar një foto, zhytur në atmosferë të kuqe, ku shihet se Kelvi e ka përqafuar fort rrthe qafës. “Frika është aktivizuesi. Ferri i dashurisë”, ka shkruar Dojna, ndërsa komentet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme. Këta të fundit kanë supozuar se moderatorët tashmë janë përfshirë në një romancë mes tyre, e nga ana tjetër kjo nuk është aspak çudi të ndodhë.
Postimet së bashku, krah njëri-tjetrit, gjithmonë duke shprehur dashurinë (edhe pse deri më tani, në formë miqësie), kanë qenë nga më të shumtat. Me aq sa po shohim, Dojna dhe Kelvi po e festojnë ndryshe këtë Shën Valentin. Me pak fjalë, të gjitha batutat e hedhura në Pop Culutre përgjatë gjithë kësaj kohe, nuk aknë qenë thjesht shaka…mbetet për t’u parë ç’do të ndodhë më tej!