Pas fitores në “Sanremo” Ermal Meta ka qenë personazhi më i komentuar këto ditë në mediat shqiptare. Ne sigurisht që u ndjemë krenarë për të, por veç këngës e aftësive të tij si artist, u fol shumë edhe për jetën e këngëtarit.
E më së shumti u komentua marrëdhënia e tij me të atin. Por, me sa duket këngëtari nuk është aspak dakort në lidhje me çfarë është shkruar,e për këtë ka reaguar ditën e sotme. Nëprmjet një postimi në facebook ai i ka drejtuar një kërkesë mediave shqiptare që të mos flasin më rreth jetës së tij.
“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen. Ermal Meta,”-përfundon këngëtari në rrjete sociale.



















