Ka ende njerëz të cilët mendojnë se kanë të drejtë të kometojnë peshën trupore të dikujt, e ata e kanë kritikuar modelen Gigi Hadid për peshën e saj. Ajo është akuzuar se ka humbur shumë peshë sa që tashmë mund të quhet “shumë e dobët”.
E ndërsa pesha në industrinë e modës është një bisedë që kërkon shumë diskutim, në përgjigjen e saj, ndër të tjera, Gigi shprehet se pesha e saj nuk është puna e askujt dhe për këtë komentet i ka etiketuar si shumë të papërshtashme.
“Mos u merrni me mua, unë kam gjoks kam muskuj, të pasme, kofshë dhe komentet tuaja nuk do ndikojnë aspak tek unë. Ndihem seksi dhe e dua trupin tim”, shkruan modelja. Nëpërmjet një postimi në Tëitter ajo ka shpjeguar se në fakt humbja e kileve ka ndodhur sepse ajo vuan nga nëj sëmundje e quajtur ‘Hashimoto Thyroidits’ e cila shkakton humbje peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë.