Meghan Markel dhe Princ Harry do të kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë këtij viti me një ceremoni e cila do të mbahet në muajin maj, ndërkohë që pallati mbretërorë ka bërë publike disa detaje për sa i përket dasmës së vitit.
Pas marrjes së premtimeve të tyre para kryepeshkopit të Canterbury, çifti do të parakalojë përmes Ëindsor me një karrocë, ndërkohë që qyteti pritet të jetë i mbushur me njerëz të ardhur nga e gjithë bota.
Pas ceremonisë së martesës e cila do të kryhet në kështjellën e Shën Gjergjit, një kështjellë e shekullit të 15-të, Harry dhe Meghan do të parakalojnë me karrocë përgjatë gjashtë rrugëve ku do të përshëndesin njerëzit.
Sipas asaj që ka bërë të ditur pallati mbretërore, ceremonia do të zgjasë një orë. Dyshja e zyrtarizoi lidhjen e tyre në fillim të muajit nënëtor, por njoftimi zyrtar nga pallati mbretërorë pëër fejesën e tyre u bë në fund të këtij muaji.