Në orën 20:05 nisi transmetimi i koncertit recital të Elvana Gjatës në ekranin e Top Channel. Përpos asaj çka ndodhi në mbrëmjen e 3 shkurtit, xhirimi ishte konceptuar në formën e një mini-dokumentari, ku këngëtarja u ndoq edhe gjatë provave për këtë organizim. Një nga telespektatoret ka qenë edhe Ledina Çelo, e cila nuk është kënaqur shumë me performancën e Gjatës…
Në një postim në Instastory, Ledina ka publikuar një foto të ekranit me në fokus Elvanën, ndërsa ka shkruar: “Pse ‘playback’ o yllo?” Ajo ka shtuar dhe një ikonë të qeshure, duke ironizuar këtë performancë të fundit të këngëtares. Me pak fjalë, Çelo ka hedhur poshtë versionin që Elvana e ka theksuar përgjatë gjithë kësaj kohe, se koncerti ka qenë ‘live’.
Po ju, si mendoni, ishte apo jo ‘playback’ Elvana? Apo Ledina ka parë thjesht ndonjë moment jo-sinkron, që ndodh shpesh në transmetimet televizive?…