KreuCelebrity

Kush ja kopjoi Jonida Maliqit fustanin që veshi tek Elvana?!

Ende pa u harruar imazhi i Jonida Maliqit në festën e ditëlindjes së Elvana Gjatës, ku ajo u shfaq me një fustan portokalli me forma asimetrike, një tjetër personazh shfaqet me po të njëjtin fustan.

Madje, pa u bërë ende një javë nga kjo dalje e fundit e Maliqit. Kujtesa nuk është nevoja të vihet në punë në këtë rast, pasi pamja është shumë e freskët dhe as nuk të duhet të bësh pyetjen; Kush e ka veshur më parë këtë fustan?

Dje në mbrëmje në një event mode në kryeqytet, ku si gjithmonë më shumë rëndësi marrin të ftuarit sesa prezantmi i një koleksioni veshjesh, e pranishme ishte edhe blogerja Estela Ujka, të cilën sapo e pamë na u duk si një Déjà vu e Maliqit.

Ajo u shfaq me të njëjtin fustan sikundër edhe Jonida vetëm pesë ditë më parë! Çka mund të vëmë në pikëpyetje është se kujt i rri më bukur? Apo edhe për këtë dilema nuk ka…?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF