KreuCelebrity

Cili është mesazhi yt për ato vajza që punojnë fort çdo ditë? Lori i përgjigjet komentuesit

Në çdo foto që ajo poston është e pamundur të mos gjesh një koment në të cilën shkruahet se nëse nuk do të kishte para,  nuk do të ishte këtu ku është.

Sot ajo është një prej fashion blogerëve më të njohura dhe një frymëzyese sa i përket stilit të të veshurit për të gjitha vajzat, por pavarësisht kësaj shumica e kritikojnë vetëm se ka lindur e pasur. Besojmë se e kuptuat që po flisnim për Lori Hoxhën. Ajo është vajza e madhe e Dritan Hoxhën, themeluesit të Top Medias, por me kalimin e kohës, Lori ia doli që të gjithë ta njohin atë vetëm si “Lori”.

24-vjeçarja zgjedhë që të mos u kthejë përgjigje komenteve në të shumtën e rasteve, por ndonjëherë bën edhe përjashtime. Një nga komentuesit e ka pyetur në postimin e fundit: Cili është mesazhi yt për ato vajza që nuk kanë lindur në pasuri dhe që mundohen të fitojnë çdo gjë në jetë me forcat e veta? Lori nuk ka nguruar t’i përgjigjet madje duke përcjellë edhe një mesazh.

“Bravo i qoftë, të punojnë cdo ditë! Të nisurit nga 10, ndryshe nga 0, nuk do të thotë që nuk duhet punuar çdo ditë. Te gjithë që nuk kanë para duan para, e kush ka para do gjithmonë më shumë para. Do të gënjenin nëse do të thonin ndryshe”, shkruan ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF