KreuCelebrity

Larg njëri-tjetrit prej kohësh, Auron Tare merr një surprizë të këndshme nga i vëllai!

Ndonëse larg nëjri-tjetrit për shkak të drejtimeve të ndryshme që kanë zgjedhur në jetë, dashuria vëllazërore do t’i bashkojë gjithmonë ata. E kemi fjalën për dy vëllezërit e njohur, Auron dhe Igli Tare. I ftuar sot në televizionin “Klan” në emisionin “Rudina”, të Rudina Magjistarit, Auron Tare, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit,  ka folur më shumë për marrëdhënien e tij me të vëllanë. “Në lagje na mbajnë mend gjithmonë si ata çunat që luanin futboll. Sidomos unë me Iglin, pasi vëllai tjetër, Genti nuk ishte shumë i dhënë pas sporteve. Edhe pse për shkak të impenjimeve të shumta nuk na takon të shihemi shpesh bashkë, gjithsesi jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, tha Auroni.

Ai nuk la pa përmendur edhe një rast kur është ndjerë krenarë më shumë se kurdoherë për vëllanë e tij: “Para pak kohësh isha në Venecia. Kur më panë mbiemrin, më pyetën: “Ah, ti je vëllai i Igli Tares? Po, – i thashë dhe po mendoja ‘Lacio, Venecia’. Po pastaj më kërkuan nëse mund të bënin një foto me mua si vëllai i Igli Tares. E kuptoni sa i rëndësishëm është Igli?”

E sigurisht që Auroni nuk mund të largohej pa marrë edhe ai një surprizë nga i vëllai. Igli e surprizoi atë përmes një video mesazhi, ku duke shprehur keqardhje për largësinë fizike mes tyre, tha se ndjehej mjaft krenarë për të vëllanë dhe se e ndjek me shumë interes punën e tij.

“Vijmë nga dy botë të ndryshme. Auroni ka ndjekur turizëm dhe arkeologji, por na lidh dashuria për njëri-tjetrin. Jam krenar të jem vëllai i tij, edhe pse largësia bën të vetën. E kam ndjekur me shumë vëmendje atë çka arrin nga ana profesionale dhe i uroj që të shkojë gjithmonë e më lart sepse e bën me shumë pasion dhe shumë dëshirë. Pa dyshim, do të ketë sukses në atë që bën”, tha Igli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF