Ermal Meta rikthehet në festivalin e Sanremos. Pas pezullimit mbrëmjen e kaluar me arsyen se organizatorët kanë nevojë për më shumë kohë për ta verifikuar nëse kënga ‘Non mi avete fatto niente’ ishte plagjaturë ose jo, është marrë një vendim i ri.
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro do të performojnë në natën finale të festivalit, pasi sipas tyre kënga nuk ka kaluar masën e 30% të kopjes. Ngashmëria me këngën “Silenzio” kënduar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali në Sanremo 2016, e shkruar nga Andrea Febo, nuk përbën një problem dhe dueti Meta-Moro do të vazhdojë rregullisht garën në edicionin e 68-të të Festivalit.
Në reagimin që ai bëri dje në rrjetet sociale shkroi se ishte i sigurt që gjithçka do shkonte mirë dhe kështu shkoi, fatmirësisht.
“Përshëndetje, është koha për të folur. Ne kemi dëgjuar të flitet për plagjiaturë kundrejt këngës tonë në Sanremo dhe molla e sherrit është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i vjetër i Fabrizios) e cili u prezantua në përzgjedhjet e Sanremos 3 vite me parë, por u fshi dhe nuk u komercionalizua asnjëherë. Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të kësaj këngët që të mos sakrifikojmë diça të bukur (siç kemi thënë në intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë re me një kuptim krejtësisht ndryshe”, tha këngëtari. Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është absurde e qesharake duke pasur parasysh se Andrea Febo e shkroi me mua dhe Fabrizion “Non mi avete fatto niente”. Për më tepër ne jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në suksese të ndryshme si për veten ashtu edhe për të tjerët.
Kush na njeh, e di. Kur vendosëm të tregonim një gjendje të përgjithshme me këtë këngë, nuk e bëmë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqen. Ndihemi shumë keq për atë që ka ndodhur sepse nuk kemi ardhur në Festival për të bërë shaka me njerëzit, por për t’i përqafuar ato.
Jemi të sigurtë që çdo gjë do të shkojë mirë”, shkroi ai.