Një aksident që të gjithë do donim ta kishim bërë.
Ndoshta mund t’ju tingëllojë paksa çuditshëm, por jo të gjithë e kanë fatin që të përplasen nga Brad Pitt. Aktori 54-vjeçar është përplasur me dy makina të tjera në Los Angelos, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por thjesht dëme materiale. Pitt, nuk e ka shfrytëzuar aspak famën e tij, por është kujdesur personalisht që të mbajë shënim të gjitha dëmet e dy makinave të tjera në mënyrë që t’i dëmshpërblejë.
Dy burrat e tjerë të përfshirë në aksident, të befasuar nga ky aksident i këndshëm, pasi bënë një bisedë të shkurtër me Brad, u siguruan që të në fund të shkëmbenin dhe duart.
Duket se gjithçka është mbyllur në paqe, fundja kush nuk do reagonte kështu.