Ata janë një ndër çiftet për të cilët po flitet, e po flitet për ta çdo ditë.
Dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle, e cila pritet të mbahet më 19 maj, ka marrë një vëmendje shumë të madhe në mediat botërore. Çfarë do veshë nusja, kush do jenë të ftuarit, fjalimi i Meghan, i cili është konceptuar si mos respektim i traditës në familjen mbretërore, çdo gjë që ka lidhje me këtë ceremoni shndërrohet menjëherë në lajm.
Së fundmi një vëmendje jo pak të madhe ka tërhequr edhe se ku do të festojë çifti Shën Valentinin e tyre të parë (si të fejuar). Nuk kishte si të ndodhte tjetër: “në punë”. Ata do të udhëtojnë më 13 shkurt në Skoci për një vizitë në Kështjellën e Edinburgut dhe me siguri 14 shkurti do ta festojnë aty, ose në udhëtim.