Princ Harry dhe Meghan kanë vetëm pak muaj që janë fejuar, por shumë shpejt çifti është kthyer në shumë të dashur jo vetëm në Angli porn ë të gjithë botën.
Ndërkohë tashmë për çiftin mbretëror shumë shpejt do të kemi mundësi që lidhjen romantike të tyre ta shohim në një filëm, I cili pritet të nisi së shpejti.
Lajmi është bërë me dije nga Lifetime dhe sipas të cilës filmi do të titullohet “Harry dhe Meghan: A royal Romance”. Në qendër të filmit ka për të qenë jeta e çiftit të parë nga ana mediatike.
Sipas asaj që raportohet tashmë janë zgjedhur edhe aktorët të cilët do të luajnë në rolet kryesore. Meghani do të interpretohet nga parisa Fitz- Henley, ndërsa Princ Harry nga Murray Faser.



















