KreuCelebrity

Çmimi i linjës së re të parfumeve të Kim ishte i pabesueshëm, prandaj u shitën të gjitha

Nuk e dimë se çfarë aftësie ka kjo vajzë, por dimë që çdo gjë që bën është një sukses absolut.

Në vetëm katër ditë, ylli i Keeping Up With Kardashian ka arritur të shesë linjën e re të parfumve- Bae, BFF dhe Ride Or Die duke siguruar plot 10 milion $. Me një markting që ka kushtuar 0 $, pasi nuk është bërë asnjë reklamë e transmetuar në ndonjë TV apo billboard, kanë mjaftuar postimet që Kim ka bërë në rrjetet sociale, për t’i siguruar asaj një sukses të tillë.

Parfumet Bae, BFF dhe Ride Or Die mund t’i kishte kushdo pasi dolën në treg me një shifër prej 30 $ për 1 shishe 30ml. As Kim nuk e kishte menduar që parfumet do të shiten brenda pak ditësh. Ajo nxitoi të lajmëronte fansat e saj parfumet ishin një koleksion i limituar, prej 300000 shishe, një koleksion që nuk do të rikthehej më, kështu që kush dëshironte t’i blinte, duhet të nxitonte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF