Prej pothuajse nëntë muajsh dëgjuam nga burime jo zyrtare se Kylie Jenner është në pritje të ëmbël. Më pas, gjithçka që Kylie postonte shtynte gjithnjë e më shumë drejt këtij dyhsimi. Deri sa sot, zyrtarisht Jenner pranoi se ka sjellë në jetë vajzën e saj, fëmijën e parë dhe të vetëm me të dashurin, Travis Scott.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kylie u ka kërkuar falje fansave për ruajtjen me fanatizëm të privatësisë, por ajo e ka justfikikusr gjithçka me faktin se këtë herë, dëshironte të mos e ndante një eksperiencë të tillë me pjesën tjetër të botës. “Shtatzënia ishte një përjetim shumë i bukur, që do të më mungojë shumë”, ka shkruar ndër të tjera Jenner, ndërsa ka bërë të ditur se vogëlushja ka ardhur në jetë më datë 1 shkurt.
Kylie ka postuar edhe një video me titull “Vajzë tonë”, montazh ku shihen disa video radhazi gjatë pritjes së ëmbël të Jenner. Epo, ja ku u zbulua dhe misteri i 2017! Kylie paska qenë vërtetë shtatzënë!