Data e Pavarësisë së Kosovës po afron, e duke qenë se ende mbart statusin e “shtetit të ri”, shqiptarët brenda kufijve presin me padurim të festojnë ashtu siç meriton të festohet një ditë e tillë. Edhe pse një muaj më parë, u bë e ditur se Rita Ora do të ishte pjesë e organizimit të 10-vjetorit, madje u deklarua se këngëtarja nuk kishte pranuar asnjë shumë monetare lidhur me këtë ardhje. E njejta gjë nuk vlejti për Dua Lipën, e cila pretendohet të ketë kërkuar para lidhur me prezencën e saj.
Nga ana tjetër, orët e fundit Dafina Zeqiri ka qenë ajo që ka bërë një postim ngacmues lidhir me 17 shkurtin. “Ndoshta një surprizë për Pavarësinë e Kosovës?”, ka shkruar ajo, duke lënë kështu të hapur çdo mundësi të mundshme. Mund të jetë ajo dita që Dafina të lançojë ndonjë projekt të ri, ose planet e këngëtares janë që të ngjitet në të njejtën skenë me Rita Orën…Asgjë nuk është ende e sigurt, por tashmë e mësuam se emrin e Zeqirit do ta dëgjojmë ditën e nesërme.
Deri më tani, Duffye ka vendosur ta mbyllë me kaq informacionin, duke mos dhënë kështu asnjë detaj të mëtejshëm. Duket se 17 shkurti nuk do të ‘vuajë’ për argëtim!