Mario Dedivanoviç, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djesheme në “Xing me Ermalin” ku ka treguar shumë për jetën e tij. Grimieri i famshëm i cili arriti të bënte Kim Kardashian të fliste shqip, ka treguar se ka menduar shumë për jetën e tij nëse do t’i duhej që atë ta zhvillonte në Shqipëri.
I pyetur se nëse e kishte menduar ndonjëherë se çfarë profesioni do të kishte nëse nuk do të ishte grimier e nëse do të jetonte në Shqipëri, ai ka suprizuar me përgjigjen e tij. “E kam menduar shumë këtë punë. Ndoshta avokat ose do të kisha kandiduar për president”, ka thënë ai.
Por edhe pse Mario tashmë jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një karrierë shumë të mirë, kur bëhet fjalë për familjen, ai nxjerr në pah karakterin e tij prej shqiptari.
Ka qenë velina Kejvina Kthella e cila e ka ngacmuar grimierin më të famshëm shqiptar, se nëse ai do të zgjidhte nuse amerikane apo shqiptar.
Ndërkohë Mario i është përgjigjur se ai do të zgjidhte një nuse shqiptare dhe nga malësia. Por grimieri i preferuar i shumë vipave, ka treguar gjatë emisionit edhe për lidhjen që ka me babain e tij, ndërkohë që i pyetur nga Ermali se çfarë e ka bërë krenarë babin e tij, ka kthyer një përgjigje e cila e ka bërë pubikunn të shkrihej së qeshur.
“Nga të gjitha çmimet që kam fituar, babai im është ndier më krenar për mua në momentin që i kam lyer të pasmet Kimit me vaj. I ka rritur përmasat fotos, e ka vendosur në korrnizë dhe e ka varur në mur të shtëpisë”, ka treguar Mario.