Në rast se nuk e kishit dëgjuar, Kylie Jenner është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë famijën e saj të parë.
Për këtë lajm po diskutohet që në fillim të verës, por pavarësisht kësaj, ky informacion nuk është konfirmuar nga familja më e famshme në Amerikë, Kardashian/ Jenner. Ndonëse ne i kemi parë vetë fotot e sjella nga mediat botërore ku 20 vjeçarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur, Kylie ka zgjedhur që të heshtë.
Por jo vetëm Kylie…të gjithë njerëzit që atë e rrethojnë. Chrissy Teigen, mikeshë e mirë e familjes Kardashian e pyetur për shtatzëninë e Kylie, nuk ka ditur ç’të thotë…por sigurisht nuk na ka treguar asgjë, me fjalë se fytyra e saj na i tha të gjitha.
Mimikat e saj teksa nuk di çfarë të thotë janë shumë “funny”.