KreuCelebrity

Fjalimi i Meghan Markle nuk shkoi siç ishte parashikuar, salla shpërthen në të qeshura

Meghan Markle mori pjesë për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Endeavour Fund Awards”, përkrah princ Harry-it të enjten mbrëma.

Përveç se tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj, e cila si gjithmonë nuk ishte “si një princeshë”, aktorja u gjend edhe në një moment të sikletshëm, por duhet thënë e kaloi me shumë sportivitet.

Pasi mbaroi fjalimin e saj, Meghan i dha fjalën një djaloshi, por për disa sekonda në sallë pllakoi heshtja, pasi ata nuk ishin kordinuar si duhej. Fatmirësisht publiku e mirëkuptoi këtë moment dhe nisi të duartrokiste, por edhe të qeshte.

#MeghanMarkle’s first award ceremony didn’t entirely go to plan….. @EndeavourFund pic.twitter.com/ksCQyXHdkY

— Rebecca English (@RE_DailyMail) February 1, 2018

Çmimet “Endeavour Fund Awards” u dorëzohet ish-anëtarëve të shërbimit ushtarak, shumë prej të cilëve kanë pësuar dëmtim gjatë luftimeve që kanë pjesë në sfidat sportive të organizuar vitin e kaluar në Toronto. Është e pazakontë që Meghan të merrte pjesë në një ceremoni të tillë pasi ende nuk është martuar me princ Harry-in, po asgjë nga angazhimi i tyre nuk ka qenë sipas rregullave, fundja pse kjo duhet të ishte?