Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Liam Payne, kanë qenë të ftuar në emisionin e Jimm Fallon, “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”, ku kanë performuar këngën e tyre “For You”, e cila është edhe kolona zanore e filmit të ri “Fifty Shades Freed”.
“Mysafirët Liam Payne dhe Rita Ora performojnë për herë të parë duetin e tyre ‘For You’ para audiencës së Tonight Show”, thuhet në përshkrimin e performancës së tyre nga ky show televiziv.
Ndërkohë gjatë performancës së tyre, mes Ritës dhe Pyane është parë një afrimitet i çuditshëm, ku shumë media kanë hedhur idenë se ky afrimitet nuk mund të jetë vetëm një performancë skenike.
Kënga e Ritës dhe Payne vetëm pak ditë pas publikimit të saj zuri vendin e parë në top listën Britanike, ndërkohë që vazhdon të qëndrojnë në vendet e para të top listës muzikore në të gjithë botën.


