KreuCelebrity

Rrëfeu se ishte homoseksual, sipërmarrësi i njohur tregon për paragjykimet

Të qenurit homoseksual në Shqipëri nuk është aspak e lehtë dhe gjithmonë do të ndiqesh nga paragjykimet. E duket se një realitet të tillë ka pasur edhe drejtuesi i agjencisë së rekrutimit në Tiranë, Elton Ilirjani. Pak javë më parë, ai tregoi live se ishte gay, ndërsa sot, i ftuar tek “Rudina” në televizionin Klan, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij.

“Nuk më pranonin se isha ndryshe. Jam refuzuar në intervista pune. Në vendet që filloja punë më tallnin. Unë gjithsesi nuk e kam prishur kurrë gjumin tim pasi nuk shtiresha. Si mund të flija nëse do të shtiresha? Si mund të merrja në qafë një gruan nëse do të martohesha me të, vetëm për shkak të opinionit? Kështu jetoj jetën time dhe nuk bezdis askënd”, ka rrëfyer Eltoni.

Sipas tij nuk ka qenë e lehtë t’ja tregoi as prindërve, ndërsa pranon se më të vështirë për ta pranuar e ka pasur e ëma. Pavarësisht kësaj, ai tregon se ata nuk i kanë thënë kurrë asnjë fjalë negativ, por e kanë mbështetur atë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF