KreuCelebrity

Detaji i fundit në veshjet e Beyonce, paralajmëron atë që nuk na e pret mendja!

Ishte padyshim një nga mbretëreshat e Grammy Awards, ndërsa më së shumti tërhoqi vëmendjen për përkujdesjen ndaj të bijës, si dhe për relatën e afërt me bashkëshortin, Jay Z. Por, veshjet e Beyonce gjatë asaj mbrëmje kanë patur një detaj të përbashkët.

Tre fustane të ndryshme, njëri më i mrekullueshëm se tjetri, ndërsa fansat kanë zbuluar se në secilin prej tyre, Bey ka përdorur elementin e panterës! Në të parin ka patur vathë të kësaj forme, fustani i dytë ka qenë i punuar si panterë e kapur pas trupit, ndërsa i treti shoqërohej nga një çantë e vogël me formën e po së njejtës kafshë. Pse kjo zgjedhje?

Së shpejti, pritet të shohim premierën e “Black Panther”, film që mund të përmbajë kolonë zanore të realizuar nga Beyonce. Nuk është hera e parë që këngëtarja na paralajmëron për projekte nëpërmjet veshjeve. Epo, Bey është Bey!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF