Ato janë zhvendosur në Amerikë, për të ndjekur ëndrrën e tyre, modelingun, nisur nga fakti që në Shqipëri, ende nuk konceptohet si një profesion i mirëfilltë.
Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi, ditëve të fundit (por jo vetëm), nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale na kanë “informuar” se ndodhen në Los Angelos për një event bukurie dhe sigurisht ajo që vihej re lehtësisht në fotot e postuara është forma e tyre shumë e mirë fizike (ndoshta Adrolën duhet ta komplimentojmë më tepër pasi është bërë edhe nënë para disa vitesh).
Dy bukuroshet kanë qenë të ftuara nga firma e njohur e kozmetikës “Foreo”, ku e pranishme ishte edhe diva e muzikës Jennifer Lopez. Sigurisht Adrola dhe Xhesika e kanë shfrytëzuar këtë moment për të bërë foto me të.
Gorgeous @jlo #foreoxcalibash @foreo
Komentet e shumta të mbërritura në profilet e modeleve vinin në pah bukurinë e tyre, e cila nuk është aspak inferiore përballë JLO…na lejoni të themi që edhe ne jemi plotësisht dakord me to.



















