Ajo është një nga modelet më me emër në botën e modë, ku mbi të mosha nuk ka asnjë ndikim. E kemi fjalën për supermodelen Heidi Klum, e cila edhe njëherë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është në superformë.
Këtë herë Heidi ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram dy foto ku modelja shihet në dhomën e saj të gjumit, ku shfaqet me forma perfekte. Ajo njihet si një fanse e madhe e palestrës dhe duket se ushtrimi në të ka dhënë rezultatet.
Por Heidit nuk është vetëm një modele, ajo është gjithashtu edhe një personazh televiziv, një sipërmarrëse shumë e suksesshme, dizanjuese, aktore dhe këngëtare.
Prej vitesh tashmë ajo është pjesë e jurisë së Amerca Got Talent, ku që në daljen e saj të parë si pjesë e kësaj jurie, ajo fitoi zemrat e publikut amerikan por edhe atij botëror.



















