Prej kohësh dyshohej për një lidhje mes tyre, e me sa duket, më në fund ata kanë vendosur mos ta mbajën më të fshehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. E kemi fajlën për aktoren e fasmhme Katie Holmes dhe Jamie Foxx. Të pranishëm në eventin Clive Davis Gala, ata janë ulur pranë njëri-tjetrit duke mos u kursyer në përkëdhjelje të herë pas hershme.
Asnjë tjetër çift i famshëm nuk ja ka dalë të fshehë me sukses një lidhje për kaq gjatë Sipas mediave të huaja ata kanë katër vite që janë të dashuruar me njëri-tjetrin, por pavarsisht se thashethemet qarkullonin, akush nuk arriti ti kapë “mat” ata.
Foxx, i cili festoi 50–vjetorin muajin e kaluar, i ka mohuar gjithmonë thashethemet që qarkullonin për një lidhje mes tyre, ndërsa Katie thjesh ka heshtur në lidhje me këtë çështje. Por paraqitja e tyre së bashku, ndonëse me vonesë, duket se i vërteton këto zëra. Madje ata u panë duke ecur krah njëri-tjetrit në plazh në ditëlindjen e Foxx.