Ajo është një nga modelet më të njohura shqiptare e shpesh herë tërheq vëmendjen e mediave për shkak të fotove provokuese që poston në mediat sociale, ku është shumë aktive, për ti mbajtur ndjekësit e saj të apdejtuar me gjithçka rreth jetës së saj.
E kemi fjalën për modelen bukuroshe shqiptare, Angela Martini, e cila tashmë ka përfunduar muajin e mjaltit dhe rrezet e diellit kanë bërë të vetën në lëkurën e bukuroshes, e cila ka filluar ti kushtojë kujdes maksimal pamjes së saj.
Nëpërmjet një postimi Angela ka bërë të ditur se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe gjithashtu në foton e publikuar duket edhe sikur i ka prerë ato. Për ndryshimin e look-ut të saj, bukuroshja ka sjellë në Bukuresht parukjeren e preferuar nga italia.
Ky stil i ri flokës duket se i shkon shumë modeles, ku bien në sy, ondet e mëdha në flokët e saj. Në fotografitë e postuara nga Angela, ajo ka nxjerrë në pah edhe format e saj trupore.