KreuCelebrity

Elvana Gjata e ka zëvendësuar Florin me një tjetër kompozitor!

Këngetarja Elvana Gjata do t’u rikthehet fansave shqiptarë me një këngë të re në gjuhën shqipe! Lajmi i paralajmëruar në instagramin e artistes, teksa e shfaqte në studion e regjistrimit në Tiranë është konfirmuar nga emisioni “Jo vetëm modë”, ne televizionin Klan.

Elvana ka regjistruar këngën e re me një kompozitor të ri të talentuar, thuhej më tej, pa bërë publik emrin e krijuesit të ri, që ka zëvendësuar tashmë kompozitorin e vetëm shqiptar me të cilin Elvana ka bashkëpunuar deri më tani në karrierën e saj, Flori Mumajesi. Krijuesi i hiteve të artistes me siguri do të jetë po aq kurioz sa ne, sesi do të vijë Elvana me bashkëpunëtorin e saj të ri!

Por, ky nuk është i vetmi lajm që vjen nga Elvana Gjata! Këngëtarja do të realizojë shumë shpejt në Tiranë koncertin e saj të parë recital, në të cilin do të prezantojë edhe këngën e saj të re… Sigurisht enigmë deri atëherë është fakti se a do të interpretojë ajo këngët e realizuara nga Flori?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF