KreuCelebrity

Vdekja e këngëtares Dolores O’Riordan është shkaktuar nga një mbidozë droge?

 

Këngëtarja Irlandese, Dolores O’Riordan mendohet të ketë vdekur për shkak të mbidozës së ilaçeve kundër dhimbjeve. Ky lajm u bë i ditur nga “Santa Monica Observer”, sipas së cilës policia kishte gjetur pranë trupit të saj doza të Fentanly, një qetësues i fuqishëm opiodi.është e njëjta drogë nga e cila ka gjetur vdekjen edhe Princ, ndërsa dyshohet si shkak i vdekjes edhe të Tom Petty.

Gjithsesi pritet të dalin rezultatet e ekzaminimit toksikologjik. Këngëtarja Dolores O’Riordan është ndarë nga jeta më 15 janar, në mënyrë të papritur në moshën 46- vjeçare, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje për sa i përket shkakut të vdekjes së saj. Lajmi është bërë i ditur nga publicistja e këngëtares, i cili gjithashtu shtoi se familja, të afërmit dhe miqtë e saj ishin të tronditur nga ky lajm.

Këngëtarja Dolores O’Riordan është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në një hotel në moshën 46- vjeçare, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje për sa i përket shkakut të vdekjes së saj. Lajmi është bërë i ditur nga publicistja e këngëtares, i cili gjithashtu shtoi se familja, të afërmit dhe miqtë e saj ishin të tronditur nga ky lajm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF