KreuCelebrity

Gëzim i dytë në familjen Gjebrea, ja se për çfarë festojnë sot!

U fol pak javë më parë për fejesën e Jon Gjebreas me Merlinin, e detajet që u zbuluan ishin nga më të shumtat. Nga unaza, e deri tek urimet që mori çifti, djali i madh i Arditit u bë protagonist i portaleve për disa ditë me radhë. Edhe pse më pak i përfoluri, evente të tilla nuk mund të lihen në hije.

https://www.instagram.com/p/Bdn1phDhcUT/?hl=en&taken-by=arditgjebrea

Por, Joni nuk është i vetëm. Pas shumë vitesh martesë, Arditi dhe bashkëshortja sollën në jetë Annan, e cila ka vjedhur të gjithë vëmendjen e familjes, e jo më kot. Duket si rastri tipik ‘e llastuara e babit’, për aq kohë sa muzikanti publikon foto të shumta me të bijën në rrjetet sociale. Madje, ai surprizoi çdokënd, kur u shfaq vitin që lamë pas me Annan në skenën e ‘Kënga Magjike’, për të performuar këngën e realizuar së bashku.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Sot, familja feston ndryshe, pasi protagonistja e vogël feston ditëlindjen. Një urim emocinues ka ardhur nga Joni, i cili ka publikuar në Instagram një imazh krahë të së motrës. “Gëzuar ditëlindjen, princesha ime e vogël. Premtoj që do të të mbaj gjithmonë, do të të mbrojë dhe do të të gjendem pranë kurdoherë që të duhet”, ka shkruar ai, ndërsa komentet nuk kanë patur të ndalur. Një urim i dytë ende nuk ka ardhur nga babi Arditi, që me siguri nuk do të vonojë shumë për t’i dedikuar disa rreshta Annas. Me siguri, sot do të organizohet një super-festë në familjen Gjebrea!

https://www.instagram.com/p/BeZCl5igR0f/?hl=en&taken-by=jon.gjebrea

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF