Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe përveç zërit unik, njohet edhe për stilin e veçantë që ka. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të ëmbël dhe me flokë të zeza, por këtë herë ajo ka vendosur që të ndryshojë.
Nëpërmjet një postimi në instagram, këngëtarja ka treguar se ka vendosur të ndryshojë pamje, duke hequr dorë nga flokët e zeza.
“Misioni u krye, heqim dorë nga e zeza për momentin”, ka shkruar këngëtarja në një fotografi të postuar në rrjetin social ku shfaqet te parukieri dhe flokët e saj tashmë kanë ngjyrë kafe. Duket thënë se kjo ngjyrë i shkon shumë këngëtares.
Ende nuk dihet nëse ky ndryshim i pamjes së Ponit është bërë vetëm për qef, apopër një produksion muzikor të cilin mund të kemi mundësi ta shohim së shpejt. Gjithsesi do të jetë koha ajo që do ta tregojë.