Viti që lamë pas ishte padyshim ai i kurorëzimit të dashurive të mëdha. Personazhe të shumtë të famshëm i dhanë fund beqarisë për t’u angazhuar në një tjetër lloj marrëdhënie. Por, nëse do të kërkojmë në kujtesën tonë, do të shohim se po kaq shumë të pranishme ishin edhe dashuritë të cilave u erdhi fundi. Dashuri të nisura në bankat e shkollave, në skenë apo në shesh xhirime. Dashuri disa vjeçare, marrëdhënie të bekuara edhe me fëmijë, por me sa duket asgjë nuk zgjat përgjithmonë.
Për një arsye apo për një tjetër, martesat kanë shkuar drejt fundit dhe personazhe të shumtë nga bota e muzikës, artit e kulturës i janë drejtuar gjykatës për të rimarrë kështu edhe një herë lirinë. Të gjithë u tronditëm nga ndarja e Angeline Jolie me Brad Pitt, të cilët i xhelozonim gjithmonë për dashurinë që kishin për njëri-tjetrin, e po kaq rëndë na erdhi edhe ndarja e këngëtares Eneda Tarifa nga Erjon Zaloshnja. Pas një jete bashkë, plot 18 vite ata vendosën t’i jepnin fund gjithçkaje. Por le t’i shohim më hollësisht secilin nga divorcet më të bujshme të botës së spektaklit, në Shqipëri dhe në botë.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Ata u njohën në xhirimet e filmit të famshëm “Zoti dhe Zonja Smith”. E ata që ishin të pranishëm në shesh xhirim kanë treguar se mes tyre filloi të lindte një ndjenjë shumë e bukur e cila reflektohej qartë në ndriçimin e shikimit të tyre. Aktorët u lidhën në vitin 2004, ndërsa 10 vite më vonë, në vitin 2014 e kurorëzuan marrëdhënien e tyre në martesë. Por gjithçkaje do t’i vinte fundi vetëm dy vite më vonë. Angelina kërkoi divorcin me arsyen e diferencave të papërputhshme mes tyre. Menjëherë pas kësaj ajo filloi të kërkonte edhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ndërsa u duk sikur mes tyre filloi një “luftë”. Burime pranë çiftit asokohe, thanë se Angelina nuk ishte aspak e kënaqur me Brad, pasi aktori rrinte vetëm I dehur. Pas divorcit Pitt shkoi në një qendër rehabilitimi, ndërsa gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm. Aktualisht procedurat e divorcit vazhdojnë ende dhe duket se ata nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, prandaj të gjithë u habitëm kur ajo njoftoi ndarjen e saj nga biznesmeni, Gent Prizreni. Pas 17 vitesh së bashku, duket se çdo gjëje i erdhi fundi. Këngëtarja nuk dha shumë detaje rreth shkaqeve të ndarjes, ndërsa në një intervistë tha se qendra e botës së saj mbete djali I tyre.
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux
Disa ditë pas lajmit të bujshëm të ndarjes së çiftit Pitt dhe Jolie, ish-bashkëshortja e Brad, Jennifer Aniston njoftoi ndarjen nga bashkëshorti I saj, Justin Theroux. Martesa e tyre zgjati vetëm dy vite, ndërsa thuhet se shkak u bë xhelozia e Jennifer. Sipas një burimi të afërt të saj, Jennifer jetonte me frikën se bashkëshorti i saj do ta braktiste atë për një tjetër, ashtu sikurse Brad e la për Angelinën dhe për këtë ishte gjatë të gjithë kohës nervoze. U fol gjithashtu se Jennifer e kishte kapur mat atë duke flirtuar me femra të tjera dhe për këtë I kishte kërkuar divorcin.
Klaudia Pepa dhe Albi Nako
Divorci i tyre është padyshim një ndër më të bujshmit. Pas disa vitesh së bashku ata i dhanë fund gjithçkaje. E kjo erdhi si pasojë e distance fizike, pasi pre kohësh Klaudia ishte zhvendosur në Itali për të çuar më tej karrierën e saj. Më shumë zhurmë divorcit të tyre i dha një intervistë e balerinës, në të cilën e quajti Albin “vëlla të madh”. Ata u ndanë me mirëkuptim, ndërsa në një intervistë Albi tha se Klaudia do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin
Pas 10 vitesh martesë, aktorja e famshme Gwyneth Paltrow dhe këngëtari Chris Martin janë divorcuar. Arsyeja e ndarjes së tyre ishin mospajtimet mes tyre. Në një intervistë, aktorja ka thënë se ndarja e tyre ishte paqësore dhe se ata kanë mbetur sërish shokë. Chris Martin ka vazhduar normalisht jetën e tij, ndërsa flitet se është në një lidhje me aktoren Dakota Johanson.
Hueyda El Said dhe Mishel
Lajmin mbi ndarjen e saj nga partneri i saj, Mishel, Hueyda El Said e dha në një intervistë televizive duke na surprizuar të gjithëve. Prindër të një djali të quajtur Gabriel, balerina e njohur pranoi se shkak për këtë ndarje u bë tradhtia e ish-bashkëshortit. Megjithatë Hueyda duket se e përballoi mjaft mirë ndarje, ndërsa pak kohë më parë njoftoi se është duke përjetuar një dashuri të re. ajo nuk ka dhënë shumë detaj rreth partnerit aktual, por na mjafton fakti se ajo ka rigjetur sërish lumturinë.
Jennifer Garner dhe Ben Affleck
Një ditë, pas 10 vitesh martesë, aktorët Jennifer Garner dhe Ben Affleck, njoftuan ndarjen e tyre. “Pasi u menduam mirë dhe morëm në konsideratë gjithçka, morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë. Ne do të ecim përpara me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe me kujdesin maksimal për fëmijët tanë, privatësia e të cilëve kërkojmë të ruhet gjatë kësaj periudhe”, shkruhej në deklaratën e tyre në vitin 2015. Dhe divorci I tyre erdhi dy vite pasi njoftuan ndarjen, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë të jetës së tyre.
Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja
Nuk ka shumë kohë që kurë doli lajmi mbi ndarjen e tyre dhe ne ende nuk e kemi marrë veten. Një prej historive më jetëgjata mes artistësh i erdhi fundi pas 18 vitesh të kaluara së bashku dhe lindjes së një vajze, Aria. Pavarësisht lajmit, edhe tani që flasim, nuk ka ende një konfirmim zyrtarë nga ata. Por mosprania e tyre si çift në evente të ndryshme apo dhe thjesht në përditshmëri, ka bërë që të mos ketë më vend për dyshime. Ata nuk ishin partnere vetëm në jetë, por edhe në biznes pasi ishin bashkëpronarë të një klubi në kryeqytet. Por çelja e sezonit të ri nuk i ka gjetur më duke punuar së bashku. Erjoni ka vazhduar si normalisht punën me klubin, ndërsa Eneda është parë duke performuar në klube konkurrente.
Fergie dhe Josh Duhamel
Çifti kishin plotë tetë vite të martuar dhe jeta i lumturoi me një djalë të quajtur Axl. Ata janë njohur që në vitin 2004, kështu që kanë qenë së bashku për 13 vite. ish-çifti e shpallën ndarjen e tyre në një intervistë për revistën “People”, ku thanë: Me dashurinë dhe respektin absolut për njëri-tjetrin, vendosëm të ndahemi në fillim të këtij viti. Për t’i dhënë familjes tonë mundësinë më të mirë për t’u mësuar me lajmin, ne vendosim ta mbanim këtë çështje private përpara se ta ndanim atë me publikun. Por gjithmonë do të përkrahim njëri-tjetrin dhe familjen tonë”.