Ajo është një nga femrat më të përfolura, kryesisht për shkak të rinisë ‘së përjetshme’. Edhe pse i ka lënë të dyzetat, Jennifer Lopez nuk dallon shumë nga njëzetë vite më parë. Trupi bombastik ka bërë që ende të konsiderohet si femër seksi, e jo më kot.
https://www.instagram.com/p/Bd3ehyGlfLi/
Nënë e dy fëmijëve, këngëtarja po përjeton një romancë me Alex Rodriguez. Çifti duket se po kalon kohën më të bukur së bashku, ndërsa dhurata më e fundit na ka bërë të xhelozojmë për J-Lo. Një buqetë me lule, shoqëruar nga ky dedikim: “Mendoj për ty. Më mungon. Të dua. Puthje, Macho 13”. Ardhur nga Rodriguez, Lopez nuk mund të mos e postonte foton e dhuratës në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BeWQZjMF9A5/
Komentet kanë qenë të menjëhershme, ndërsa këngëtarja provoi dhe një herë se po shijon gjithçka në maksimum. Epo, kot nuk thonë që jeta nis pas të dyzetave…!