Janë një ndër çiftet më të bujshëm shqiptarë, edhe pse tregohen disi të rezervuar kur vjen puna tek fotot në rrjetet sociale. Me Londonin e vogël përkrah, Sara dhe Ledioni janë duke shijuar ,omentet më të lumtura së bashku. Liço ka qenë i ftuari i radhës në ‘Thurje’, ku dhe ka folur për puthjen e parë me Sarën.
Sipas përshkrimit të tij, çdo moment ka qenë si skenë e një filmi romantik, ndërsa ka dhënë edhe detaje të mëtejshme. “Kemi qenë në Dhërmi, unë festoja ditëlindjen. Ishte mesnata e ditëlindjes time, ne ishim në breg të detit. Ishte si skenë filmi, me hënën e plotë që ndriçonte dhe këtë këngë në sfond”, ka shpjeguar Ledioni, duke iu referuar ‘All of me’ të John Legend, të cilën Jonida Vokshi e kishte lënë për të fundit, si ngacmuese për rrëfimin e kësaj historie. “Sara thotë që kam qenë tapë, por ende nuk e kemi zgjidhur këtë pjesë”, ka shtuar me të qeshur Liço, ndërsa ka bërë dhe një deklaratë të dytë.
“Megjithatë, të dy e dimë që puthja e dytë ka qenë më mirë se e para”, e ka përmbyllur moderatori, duke na shtuar edhe më tej kuriozitetin. Nga përshkrimi i puthjes së parë, vështirë të imagjinosh se sa romantike mund të ketë qenë e dyta…!