KreuCelebrity

Portale dhe VIP-a, ja se çfarë e pavërtete është thënë për Florin këtë herë!

Ndodh shpesh që të lexojmë lajme të pavërteta për personazhet e famshëm, ashtu sikurse mjaftonn një titull për të klikuar diçka që nuk ka lidhje me atë çka prezantohet në fillim. Një nga lajmet që qarkuloi dy ditët e fundit ishte se Flori Mumajesi ishte ndaluar në kufirin suedez. Arsyeja?

Në një video të shpërndarë në My Story, Mumajesi shihet në makinë së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij. Ashtu sikurse dhe e kanë zakon, djemtë kanë bërë pak humor me situatën, duke pretenduar se ishin ndaluar nga policia në kufi, e që nuk po i kthenin pasaportat. Në fakt, e gjithë pritja ka ndodhur para një kabine ushqimi, ku djemtë kishin porositur për të ngrënë. Kjo situatë ka shtyrë portalet që të shkruanin lajme me tituj të natyrës: “Florin e e ndalojnë në Suedi…”, “Ja çfarë i ndodhi Flori Mumajesit në doganë”, etj.

Kantautori i ka ndjekur këto shkrime të fundit për të dhe i ka publikuar në Instagram. “Ndërkohë, unë në McDonalds”, shkruan ai, ndërsa ka vërtetuar edhe më shumë se titujt e paraqitur në foto nuk kanë lidhje me realitetin. Epo, nuk është hera e parë që ndodh, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF