KreuCelebrity

Ironizon Fevziu: “Ylli Rakipi? Më shumë konkurrencë shoh nga telenovelat në Klan!”

Lëvizjet nëpër televizione ishin mjaft të bujshme vitin që lamë pas. Emrat më të njohur të ekranit kaluan tek konkurrentët e mediave që punonin aktualisht, e për këtë kemi shkruajtur jo pak. Përpos largimit të Ballës në Vizion Plus, vendin e tij tashmë do ta zëvendësojë Ylli Rakipi, me ‘Të Paekspozuarit’. Emisioni do të transmetohet çdo të enjte në Top Channel, në të njejtën ditë si ‘Opinion’ në Klan.

Lidhur me ndryshime të tilla, ‘Panorama Plus’ ka pyetur Blendi Fevziun lidhur me opininin e tij me këtë çështje. A e sheh Fevziu si konkurrencë të hapur një vendim të tillë? “Unë kam konkurrencë nga e hëna, të mërkurën 22:00 me 23:15 dhe të enjten 21:00 me 23:00. Çdo lloj emisioni, çdo emër moderatori, e madje dhe çdo fillim apo telenovelë janë konkurrentë. Të enjteve, ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus”, ka deklaruar gazetari, duke shprehur haptazi qendrimin e tij ironik lidhur me transmetimin në të njejtën ditë të ‘Të Paeskpozuarit’.

Karakteri kryesisht politik i temave të trajtuara si nga Fevziu, ashtu dhe nga Rakipi, ka bërë që emisionet e tyre të shihen si konkurrentë, për aq kohë sa realizohen nga televizione po aq rivale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF