KreuCelebrity

Meghan Markle, princesha në pallto

E bukura dhe e rafinuara Meghan Markle, na ka bërë të gjithëve të dashurohemi pas saj. Fansat e saj nga e gjithë bota, duan gjithmonë të dinë gjithçka për pamjen e princeshës. Paradoksi është se emri i markave që ajo vesh, konsiderohen më me interes se sa ngjarja në të cilën ajo merr pjesë. Nuk e dimë nëse e kishit vënë re apo jo, por guri i themelit në veshjen e saj është pallto.

Që pas shpalljes së fejesës së saj me Princin Harry, ajo gjithmonë ka veshur pallto të ndryshme nën ngjyrë, formë, pëlhurë dhe markë, por gjithmonë në stilin “Markle coat”. Zakonisht të gjata nën gju dhe me rrip në mes. Historinë e filloi pallto e bardhë, me një rrip të lidhur në mes e kështu vazhduan me radhë të tjerat në çdo shfaqje publike të saj.

Që ti biem shkurt muhabetit, këtë vit nuk ka asgjë më elegante se sa një pallto. E ndërsa fashonistët në të gjithë botën po pyesin se çfarë ngjyre do të përdorë ajo në daljen e radhës, hidhini një sy palltove të veshura nga ajo deri më tani e na thoni kush ju pëlqen më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF