KreuCelebrity

Ju kujtohet “Chantaje”? Epo bëhuni gati sepse Shakira dhe Maluma sapo sollën një tjetër bashkëpunim!

Me siguri të gjithë e mbajmë mend hitin e Shakirës me Malumën, “Chantaje” e cila tashmë numëron mbi dy miliardë shikime në Youtube. Por bëhuni gati, pasi ata janë bashkuar sërish dhe me siguri do t’ju bëjnë ta dëgjoni e këndoni  pa fund edhe këngën më të fundit të tyre. “Trap” titullohet projekti i fundit i tyre, ndërsa bëhet fjalë për një baladë.

Një klip bardhezi, në të cilin Shakira vjen shumë joshëse, e sigurisht nuk mbetet pas as Maluma. Impakti i parë ka qenë shuam pozitiv dhe fansat e kanë pritur shumë mirë këtë bashkëpunim. Videoja menjëherë është renditur e para në ‘trending’ në YouTube, ndërsa në më pak se 24 orë, klipi i këngës “Trap” është shikuar mbi tetë milionë herë.

Të dy këngëtarët do të nisen së shpejti nëpër turnet e tyre. Pas një sëmundje në fyt që e detyroi Shakirën të anulonte turnetë vitin e kaluar, duket se ajo do të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF