KreuCelebrity

‘Sa bukur Mario’ ka një arsye të fortë përse nuk i mëson Kimit të shajë në gjuhën shqipe

Shumë vite më parë, të  gjithë ishim shumë kureshtarë të mësonim se ‘dora’ e kujt qëndrontre pas pamjes perfekte të Kim Kardashian. Nëse Amerikë dihej, tek ne shumë pak… deri në momentin që Kimi postoi video duke folur shqip me grimierin e saj Mario Dedivanoviç.

Ishte diçka shumë e bukur të shihje, yllin e një prej serialeve më të ndjekura në Amerikë, ‘Keeping Yp With Kardashian’ të fliste shqip dhe nisur nga kjo me shumë të drejtë kemi menduar që Mario, i ka mësuar edhe fjalë të tjera, kryesisht sharje, (siç ndodh gjithnjë), por jo.

I ftuar në ‘Xing me Ermalin’, emision i cili do të transmetohet këtë të shtunë, Mario ka treguar se nuk i mëson Kimit sharje në gjuhën shqipe, se kështu nuk do mundet dot që ta shante kur të bëhej me nerva me të.

Epo këtu ka shumë të drejtë.