KreuCelebrity

Tom Hanks dhe shokët e tij/Burrat kundër burrave për gratë

Ai u vendos në qendër të vëmendjes, ditëve të fundit pas kopertinës së revistës prestigjoze ‘Venity Fair’ ku pozonte së bashku me Oprah Winfrey, Nicole Kidman, Zendaya, Michael B. Jordan, Jessica Chastain, Claire Foy, Michael Shannon, Harrison Ford Gadot dhe Robert De Niro, pasi fotoja ishte përpunuar në mënyrën më amatoreske: Reese Witherspoon e kishin bërë me tre këmbë dhe  Oprah Winfrey me tre duar.

Gjithsesi nuk do të ndalemi të flasim për këtë “skandal”, i qëllimshëm ose jo, por tek qëllimi i mirë që ajo pati e ku mblodhi të pozonin aktorët më të mirë të momentit për një kauzë shumë të rëndësishme: në mbrojtje të imazhit të femrës.

Tom Hanks ishte mashkulli i  parë i cili shprehu publikisht mbështetjen për gratë, por kjo nuk do të thotë se ai është i vetmi. Shumë shpejt, shumë meshkuj të famshëm u reshtuan krah tij duke shprehur mbështetjen e tyre për gratë.

Aziz Ansari
Aziz Ansari ishte nga aktorët e parë të cilët shprehën mbështetjen e tyre për gratë. Gjatë një interviste, ai është shprehur se nuk duhet që t’i gjykonin gratë nga bukuria e tyre. Aktori tha se gratë janë aq të afta sa edhe meshkujt për sa i përket punëve që ato kryejnë, si dhe ka bërë thirrje për një vlerësim të tyre në bazë të intelektit dhe asaj çka ato ofronin profesionalisht. Ansari ka deklauar se në shumë vende të botës, femrat sot edhe pse bëjnë një punë më të mirë dhe më të madhe se meshkujt, paguhen më pak, gjë kjo e cila duhet të ndryshojë shumë shpejt.

Daniel Racliffe
Ai është shumë i njohur për rolin e tij të Harry Potter, por aktori është edhe një mbështetës i madh i të drejtave të grave. Gjatë muajit të kaluar kur aktoria Emma Watson, e cila ka luajtur përkrah tij në filmat e Harry Potter u vu në qendër të kritikave nga mediat për shkak të paraqitjes së saj, aktori i doli menjëherë në mbrojtje, duke deklaruar se një grua nuk mund të gjykohet nga pamja por nga ajo çfarë mund t’i ofrojë shoqërisë ku bën pjesë.

Will Smith
Ai është një nga aktorët më me influencë në hollywood  dhe së fundmi ka shprehur mbështetjen e tij ndaj grave. Smith ka kritikuar ashpër ngacmimet seksuale të cilat kanë bërë bujë në industrinë e filmit amerikan, ndërkohë që ka kërkuar ndëshkim për të gjithë ata aktorë dhe regjisorë të cilët janë përfshirë në këto skandale.

Joseph Gordon- Levitt

Gjatë një interviste të dhënë për mediat, Joseph Gordon- Levitt është shprehur  se  e konsideron veten një feminist. Ai gjithashtu ka shtuar se nuk duhet lejuar që të jetë gjinia  ajo që na përcakton si njerëz, por të mirat që ne i sjellim shoqërisë tonë. Levvit ka shprehur mbështetjen e tij për gratë duke deklaruar se janë ato që i sjellin më shumë të mira shoqërisë se sa meshkujt për shkak të përkushtimit dhe durimit që kanë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF