KreuCelebrity

Nga cigaret te armët, aktori tregon momentet e tij më të vështira

Aktori Gentian Zenelaj është një nga aktorët e humorit më të dashur npër publiku shqiptar, por Genti tregon se ai nuk e kishte menduar asnjëherë kur ka qenë i ri se mund të kishte një karrierë të suksesshme si aktor.

Në një intervitë për emisionin “Why Not”, Zenelaj tregon historinë e tij gjatë kohës së adoleshencës, ku ndër të tjera tregon edhe vështirësitë që ka patur me mësimin në gjimanz.

“Na kapi 91-92, cigarja doli sheshit. Ne mund të pinim cigare rrugëve. Filloi periudha e flokëve të gjata ku ishte super në modë të mos shkoje në shkollë, ose të shkosh pa libra. E vuajta shumë, e gjitha mu kthye mbrapsht sepse bëra 6 vite gjimnaz”, shprehet Genti.

Ai gjithaashtu tregon se “Ishim një grup cunash, realisht në atë kohë ishte modë të mos shkoje në shkollë dhe ti ktheje fjalën mësuesve. Po ta shikoni, shqiptarët e kanë keqkuptuar totalisht demokracinë, ishte periudhë shumë e keqe që zgjati nga 91 deri në 97. E mbylla me provimin e maturës, nuk kam për ta harruar, u bë në klasën ku ka qenë biblioteka, tashmë e djegur. Ishte një klasë bosh që ne u ulëm këmbëkryq dhe jashtë ishin tre autoblinda se ishte 97. Në periudhën që mora maturën, ishte një kushëri tenor në TOB, që më thotë ke fizik shumë të mirë, probleme në të folur nuk ke, pse nuk bëhesh aktor? Dhe më hodhi një ide, që ishte ideja më absurde e kohës”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF