Ajo është një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare në skenën e muzikës botërore dhe vitin që lam pas ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj. Po flasim për Bebe Rexha, e cila është shhumë aktive në rrjetet sociale.
Këtë herë bukuroshja shqiptare ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe jo vettëm. Nëpërmjet një postimi në instagram ajo ka bërë të ditur se së shpejti mund të reaalizojë një bashkëpunim me yllin latin të muzikës, Camila Cabellon.
“Po planifikojmë diçka” është shprehur Bebe Rexha, por nuk ka dhënë detaje të tjera për sa i përket asaj çfarë janë duke palnifikuar sëbashku të dyja këngëtaret.
Cabellon është një nga këngëtaret latine e cila ka arritur sukses të madh në skenën ndërkombëtare të muzikës, ku hiti i saj “Havana” u mirëprit nga fansat e muzikës në të gjithë botën. Shpresojmë që së shpejti të kemi një bashkëpunim me sy këngëtareve, i cili padyshim që do të jetë shumë i suksesshëm.