KreuCelebrity

A janë ndarë Melanie dhe Trump? Ja si përgjigjet zëdhënësja e Zonjës së Parë

Fakti që Zonja e Parë e SHBA, Melanie Trump nuk u shfaq në krah të bashkëshortit të saj në forumin ekonomik të Davos, bëri që menjëherë të lindin zëra mbi një ndarje të mundshme të tyre. Sipas lajmeve që qarkullonin nëpër mediat e huaja,kjo krizë e marrëdhënies së tyre u shkaktua pas deklaratave të pornostares Stormy Daniel, e cila disa ditë më parë foli për disa takime “të nxehta” me Donald Trump në të shkuarën.

E takimet e saj me Presidentin e SHBA përkonin me kohën kur Melanie sapo kishte lindur djalin e  tyre, Barron. Melania jo vetëm që nuk shoqëroi të shoqin në Davos, por u largua edhe nga Shtëpia e Bardhë, duke i forcuar edhe më tej zërat për e ndarje.

Por me sa duket gjithçka paska qenë jo e vërtet. Lajmi u hodh poshtë nga zëdhënësja e Melanie, e cila tha se ajo ndodhet në krye të detyrës si Zonja e Parë e SHBA.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF