KreuCelebrity

‘E adhuroja Angelina Jolie’, këngëtarja shqiptare pranon se ka fryrë buzët

Është shumë e vështirë që VIP-at t’u shpëtojnë paragjykimeve se nuk kanë bërë ndërhyrje plastike në fytyrë. Për disa paragjykimi ka rezultuar i vërtetë, e ndërsa për disa të tjerë “jo”. Janë të pakët, ato që i kanë pranuar, për këtë arsye janë vendosur në qendër të kritikave nga fansat për shkak të mos sinqeritetit, ndonëse ndryshimi është lehtësisht i dukshëm.

Në  grupin e këtyre të fundit, nuk bën pjesë këngëtarja Genta Ismaili. E pyetur nga Prive. Al, ajo ka pranuar se ka fryrë buzët, por është e përkohshme.

“Përveç buzëve që i kam bërë përkohësisht, i kam mbushur pak, sepse gjithmonë kam pasur qejf t’i kem buzët e trasha dhe kur ka dalë filli për t’i bërë buzët e trasha jam gëzuar shumë, asgjë tjetër. E adhuroj Angelina Jolie dhe ia dua shumë buzët dhe kam qejf që t’i bëj ashtu, madje edhe më shumë kam qejf”, – u shpreh Genta.

Nuk e mohon se një ditë mund të bëjë operacione plastike…ndoshta kur të jetë 70 apo 80 vjeç, sigurisht nëse është gjallë.

“Operacione plastike nuk kam, nuk kam bërë askund dhe as nuk mendoj të bëj. Ndoshta kur të jem 70 – 80 vjeç, nëse jam gjallë, por tani jo. Nuk kam asnjë operacion plastik. Unë s’e di pse po e keqkuptojnë operacionin plastik me një mbushje të vogël, ndërhyrje”, ka treguar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF