Kim Kardashian është një nga femrat më me influencë në botën e modës.
Çdo gjë që ajo vesh, çdo model flokësh që bën, kthehet menjëherë në trend dhe përqafohet shumë shpejt nga shumë vajza në mbarë globin. Edhe në Shqipëri, “fenomeni Kim Kardashian” është jo pak i përhapur, por fatkeqësisht më tepër se një frymëzim, është një kopjim.
Jo pak raste, personazhe të njohura të ekranit, kanë zgjedhur të duken si ylli i reality show. Një prej tyre është dhe Luana Vjollca. Moderatorja seksi, nisur edhe nga format e saj trupore bombastike, të ngjashme me Kim Kardashian nuk e ka mohuar kurrë se i pëlqen të duket si ajo. Imazhi i saj më i freskët saj Kim, ishte në puntatën e fundit të ‘Shiko kush Luan’, e veshur me një kanotiere bezhë dhe fund të bardhë treçerekësh të ngushtë pas trupit, që ia nxirrte shumë në pah format.
Një tjetër personazh shumë i njohur, që frymëzohet nga stili i Kardashian, është dhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha. Nëse do t’i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram, do të vinim re një ngjashmëri të madhe me Kim Kardashian në stilin e të veshur, por edhe make up, modelin e flokëve, por edhe pozimin para aparatit.