KreuCelebrity

Alicia Keys ndryshe nga të tjerat, në Grammy vetëm ujë e sapun

Kur përpara ke një ngjarje si Grammy, sigurisht që përgatitjet janë maksimale nga VIP-at për të shkëlqyer në tapet. E ndërsa sytë e të gjithëve u përqëndruan në shëlqimin e padiskutueshëm të tyre, aty ndodhej edhe këngëtarja e famshme Alicia Keys e cila, ndryshe nga të gjithë, zgjodhi të paraqitjej pa as edhe një pikë make up-i.

Vetëm ujë e sapun dhe e veshur me një fustan të zi kadife, ajo pozonte gjithë vetbesim. Nëse mendoni se ndoshta kishte përdorur një tualet shumë natyral e keni gabim, pasi në fytyrëne saj nuk kishte as buzëkuq, as rimel, as pudër madje as vetullat nuk i kishte lyer. 39-vjeçarja, 15 herë fituese e çmimeve Grammy, tashmë prej kohësh del në publik pa make –up.

Ajo i ka thënë “Jo” prej kohësh make up-it, ndërsa nisi edhe një fushatë #NoMakeUp, në përpjekje për t’i  inkurajuar ndjeksit e saj që të postonin foto pa grim në rrjetet sociale. Alicia Keys ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për t’i thënë JO make-up. Veprimi i saj synonte të rriste ndërgjegjësimin e grave se bukuria qëndron në to, jo në sasinë e make-up që vendosin në fytyrën e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF