Rregullat janë bërë për t’u thyer! Pas fejesës me princ Harry-in, Meghan Markle është bërë pjesë e familjes mbretërore, por ndryshe nga Kate, aktorja duket se nuk është shumë dakord me protokollin e mbretërisë.
Flitet se në ditën e dasmën, Meghan do të thyejë një nga rregullat që deri më tani ishte zbatuar me shumë rigorozitet: do të mbajë një falim.
Sipas traditës, fjalim mban babai i dhëndrit dhe i nuses, por në dasmën e Meghan dhe princ Harry-it nuk do të ndodhë ekzaktësisht kështu. Do të jetë 36-vjeçarja ajo që do të mbajë falenderojë publikisht bashkëshortin e saj dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur, sigurisht dhe mbretëreshën…Harry-it i është dukur një ide e mrekullueshme.
Nuk kemi pse çuditemi. Kjo nuk është hera e parë që Meghan thyen rregullat e familjes mbretërore.